E premte, 25 Tetor, 2024

Arrestohet një person në Skenderaj për veprimtari të kundërligjshme, pamje nga vendi i ngjarjes!

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme  ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mesditës së sotme, hetuesit  policor  në Skenderaj, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit, raporton portali rajoni.org.

Në lokalin  ku ushtrohej veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

2 aparate

5 televizor

4 monitor

3 shtëpiza

1 printer,  dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin  në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar një person i  cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me  procedurat e mëtejme hetimore./Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer