Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë realizuar sot një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky operacion u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me prezencën edhe të autoriteteve zvicerane.
Policia njofton se janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë dhe urdhri është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.
Sipas Policisë, rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.
Policia bën të ditur se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në process hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
Komunikata e plotë:
Policia realizon operacion policor për realizim të Ndihmës Juridike Ndërkombëtare
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me prezencën edhe të autoriteteve zvicerane, sot kanë realizuar një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.
Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë. Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.
Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në process hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.