Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Reporteri.net nga burime brenda institucioneve të sigurisë merr vesh se Policia ka bërë vlerësimin e rrezikshmërisë për ministrin Peci dhe u ka dhënë disa rekomandime policëve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Në rast është rekomanduar që të angazhohet edhe Inteligjenca e Policisë së Kosovës ne lidhje me mbledhjen e informative në rast se ato cenojnë sigurinë e ministrit Peci dhe ato informacione të trajtohen me prioritet nga Policia.