E premte, 20 Shtator, 2024

Policia në Skenderaj ndërpret dy darsma, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për konfiskimin e dy armëve, në dy ahengje, të dyja në Skenderaj, raporton portali rajoni.org.

Në njoftim thuhet se një armë është konfiskuar dje rreth orës 20:10 në fshatin Prekaz i Epërme i Komunës se Skenderajt, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë ku si rezultat i reagimit të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një pistoletë me gaz me shtatë (7) gëzhoja. 

Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar poashtu dje rreth orës 22:00 në fshatin Ternavc të Komunës se Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armën dhe 10 gëzhoja

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi’, kontroll të paautorizuar të armës’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer