Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore. Në shumë rast vajzat e mitura nga martesat e hershme bëhen edhe nëna, shkruan portali rajoni.org.
Nje rast i tille është zbuluar edhe në Skenderaj, ku është raportuar se nje e mitur ka deklaruar se bashkëjeton me një burrë; për të cilën janë në dijeni edhe familjarët e tyre.
Burimet e rajonit kanë bërë me dije se vajza e moshës nën 16-vjeç po bashkëjeton me personin e moshës madhore që nga viti i kaluar.
Zbulohet se rasti është nën hetim./Rajoni.org/