Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Sipas Policisë, më 31.03.2026 rreth orës 21:55, në rrugën “Shaban Manxholli”, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar dhe hetimet janë duke vazhduar.