E shtunë, 11 Janar, 2025

Policia nis hetimet për grafitet denigruese ndaj drejtorit të Prokurimit në Skenderaj

Mëngjesin e së djeshëm, disa mure në Skenderaj janë përfshirë nga disa grafite ndaj drejtorit të prokurimit në Skenderaj. Grafitet u shfaqen me një mesazh: “Krah për krah me shkje”, shkruan portali rajoni.org.

Për grafite, të cilat i ka cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe e urrejtjes”, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Skenderaj /13.12.2024 – 01:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një rrugë të qytetit në objekt janë vërejtur disa grafitë me përmbajtje denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë.

Këto grafite ndaj drejtorit të prokurimit në Skenderaj, Haxhi Bejtës, janë shfaqur pasi ky i fundit sëbashku me ish kryetarin e Leposaviqit u dënuan pak ditë me parë për vepren penale korrupsion./Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer