E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Policia po e bastis komunën paralele për Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të mbyllet

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aktualisht janë duke e bastisur këtë objekt.

“Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani.

Javë më parë, policia i ka mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë funksionuar në veri të vendit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer