Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Policia tha se sektori i hetimeve të kryeqytetit kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për dy të dyshuarit.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në lajmërimin e policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, policia i ka lutur qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit [email protected].