Sipas njoftimit zyrtar, shpallja në kërkim është bërë me autorizim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Për të lehtësuar identifikimin dhe kapjen e saj, autoritetet kanë publikuar edhe fotografinë e të dyshuarës.
Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion lidhur me vendndodhjen e saj ta raportojnë, duke garantuar konfidencialitet të plotë. Informacionet mund të dërgohen përmes emailit në [email protected] ose duke kontaktuar numrat e telefonit 192 dhe 0800 19 999.
Rasti është duke u hetuar.