E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

“Politikat e Kurtit e kanë degraduar ekonominë, kemi rritje të importeve të mallrave serbe”

Çmimet kanë pësuar rritje në çdo sektorë. Jeta është vështirësuar për shumë familje kohëve të fundit si shkak i çmimeve të larta.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur së në muajin qershor në shumicën e produkteve bazë është shënuar rritje e çmimeve prej 2.8 për qind krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh anëtar i Komisionit për Ekonomi, thotë se situata po degradon në dëm të ekonomive familjare.

Ai në një intervistë për Front Online, thotë se rezultat i kësaj gjendje janë politikat e këqija të kësaj qeverie.

“Është e vërtetë që situata po degradon në dëm të ekonomive familjare dhe në dëm të vështirësive për ekonominë e çdo qytetari në Kosovë, si rezultat i dy faktorëve. Por rezultati kryesor bazik janë politikat e këqija të kësaj qeverie të cilat në parim e kanë shumëfishuar presionin, e kanë dëmtuar mënyrën e të bërit biznes dhe në njëfarë forme e kanë sjell ekonominë e vendit në një situatë të cilën e po e shohim tashmë”, tha ai për Front Online.

Në pesë vitet e fundit, Shala thotë se prodhimi vendor ka rënë dukshëm, ndërsa po furnizohemi me mallra serbe.

“Nëse e sheh prodhimin vendor krahasuar me secilin muaj në pesë vitet e fundit kemi rënie të kapaciteteve të prodhimeve vendore, dhe kemi një rritje të lartë të importeve, nga mallrat serbe kryesisht, por edhe të tjerat të cilat nuk kanë qenë në këtë shkallë çfarë janë sot”, tha ai

Shala thotë se Ligji për Paga ka goditur më së shumti sektorin e sigurisë dhe atë të arsimit.

Ai thotë se ky ligj tregon logjikë jo të shëndoshë.

“Sektorët më të goditur me Ligjin e Pagave kanë qenë sektorët e sigurisë dhe arsimit të lartë, është habitshme cila është logjika e shëndoshë që të godasësh sektorët më primar të funksionimit të shtetit që është sektori i sigurisë, policisë, dhe trupave të tjera të mbrojtjes”, u shpreh ai.

Për këto pakënaqësi të sindikatave, Shala thotë se nuk kanë gjetur mirëkuptim te pushteti.

“Nuk kemi gjetur mirëkuptim, as në komisione, as në nivel grupesh parlamentare dhe realisht kërkesat sindikale janë krejtësisht legjitime. Goditja me Ligjin e Pagave ka qenë dhe do të mbetet njëra nga goditjet më jomeritore për këto kategori që i kanë shfrytëzuar”, deklaron Shala.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer