Pasiguritë në pamjen fizike dhe dëshirat për t’u dukur estetikisht bukur mund t’iu çojnë padashje në zgjedhje të gabuara. Çdokujt mund t’i ketë ndodhur të këtë bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë dhe më pas është penduar.
E këtë mesazh është përpjekur t’i përcjellë sot këngëtarja e njohur Poni të gjitha vajzave që ndihen të pasigurta në mënyrën sesi duken, përmes një foto-galerie në Instagram. Nostalgjike për kohët e vjetra, Poni ka postuar disa foto nga mbrëmja e saj e maturës, teksa shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat, për të cilat thotë se është penduar.
Ajo gjithashtu shprehet se ndoshta ishte një gabim që s’mund ta kthejë pas, teksa u bën thirrje vajzave të mos iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike dhe të trashëgojnë ndër breza bukurinë e tyre natyrale.
“Foto 1 unë 18 vjeç maturë : Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ) kur më pyesin ku e ke bërë hunden. Dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë 3 Gjenerata 1)2)3”, shkruan ajo.
/albeu