Sot, gazetari i portalit “Rajoni” pati përballje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me një biznesmen të njohur, i cili ishte raportuar për kërcënim dhe kanosje.
Me pajtim të paleve, procedura ishte vazhduar me procedurë të ndërmjetësimit, ku biznesmeni gjatë seancës pranoj fajësinë dhe kërkoi falje, gjë që e shtyu edhe gazetarin tonë të pranojë faljen dhe të mbyllë rastin.
Ky është një tjetër sukses për portalin “Rajoni”, i cila vazhdon të mbrojë të vërtetën dhe drejtësinë në mesin e shumë sfidave të ngjashme. Me një histori disa vjeçare në treg, “Rajoni” vazhdon të dallohet si një gazetë profesionale që informon me korrektësi dhe në kohë.