Pas dënimit të Fadil Nurës pak kohë me parë për “hakmarrje” ndaj vajzës se dëshmorit siç duket kësaj rradhe kreu i kësaj Komunë bëri një veprim tjetër poshtërues ndaj kësaj kategorie duke e shkurtuar rrugën e cila mbanë emrin e dëshmorit të UÇK-së, Muhamet Musliu, shkruan portali rajoni.org.
Kjo ka shkaktuar reagime të familjarëve dhe banorëve të këtij fshatit.
Ata kanë thënë se vendim i tillë i udhëheqësve të Skenderajt përveç që krijon përçarje mes familjeve dhe njerëzve të fshatit Vajnikë, ai është i kundërligjshëm për disa arsye
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëvendas,
Unë Kastriot Musliu dhe vëllai im Ardion Musliu, djem të dëshmorit Muhamet Musliu, me keqardhje na duhet t’iu njoftojmë me padrejtësinë që sot udhëheqësit e Komunës së Skenderajt po bëjnë me familjen tonë dhe babain tim dëshmor emrin e të cilit tash e sa vite e bartë rruga e cila shtrihet nga degëzimi për lagjen Turjan e deri te kufiri me fshatin Jashanicë, te rruga “Afrim Haliti”.
Në këtë rrugë janë të vendosura tabelat shenjëzuese dhe secila familje që jeton në këtë rrugë nga fillimi e deri te fundi I saj kanë adresën e tyre me emrin e dëshmorit “Muhamet Musliu”.
Së fundi komuna e Skenderajt ka marrë vendim që këtë rrugë pa asnjë arsye ta ndajë në dy pjesë dhe një pjesë të saj ta emërtojë me një emër tjetër.
Një vendim i tillë i udhëheqësve të Skenderajt përveç që krijon përçarje mes familjeve dhe njerëzve të fshatit Vajnikë, ai është i kundërligjshëm për disa arsye.
Së pari personi që ka bërë kërkesë për ndërrimin e emrit të rrugës nuk i ka nënshkrimet e banorëve të lagjes sonë siç kërkohet me ligj.
E dyta rruga në fjalë de fakto me vite është njohur me këtë emër dhe dëshmi për këtë janë edhe faturat e pagesave te shërbimeve komunale që iu vijnë banorë përgjatë rrugës.
E treta, sipas udhëzimit administrative të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit një rrugë nuk mund të ndryshojë emërtimin pa kaluar 10 vite nga emërtimi paraprak.
Komuna e Skenderajt ndryshimin e emërtimit të rrugës po tenton të arsyetojë me faktin që një pjesë e rrugës në fjalë nuk ka qenë e regjistruar në kadastër dhe tani po duan që atë pjesë të rrugës ta ndajnë dhe ta emërtojnë me një emër tjetër. Rruga nuk mund të ndahet kur nuk ka asnjë parakusht për ndarjen e saj.
Nëse komuna nuk e ka regjistruar rrugën e plotë që bartë emrin e babait tim, ajo bie në përgjegjësi të tyre sepse ata vet e kanë vendosur tabelën me emrin e babit tim pikërisht në pjesën e rrugë ku sot thonë që nuk është e regjistruar.
Në vend të ndryshimit të emrit komuna është dashur që ta regjistrojë atë pjesë të rrugës që nuk ka qenë e regjistruar por jo ta ndajë sepse ajo rrugë gjeografikisht nuk mund të ndahet.
Me një fjalë komuna e Skenderajt me këtë vendim po krijon përçarje dhe ofendim ndaj familjeve të dëshmorëve dhe tradhti ndaj gjakut të atyre që nuk kursyen asgjë që ne sot të jetojmë të lirë.
Unë dhe familja ime nuk do të ndalemi kundrejt kësaj marrëzie të komunës së Skenderajt dhe do ta kundërshtojmë deri në fund.
TURP!