E enjte, 14 Nëntor, 2024

Postës së Kosovës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje me vlerë deri në 400 euro

Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë kryer vjedhje.

Ai ka raportuar se janë vedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300 deri në 400 euro, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportine policisë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer