Tuesday, December 30, 2025

Postimi prekës i burrit që humbi gruan një javë pas martesës: Zot ia faltë Xhenetin

Më 28 dhjetor, 19-vjeçarja Djellza Kosumi humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti trafiku në Greme të Ferizajt.

Dy ditë pas rastit tronditës, bashkëshorti i saj, Besnik Uka, me të cilin kishin vetëm një javë të martuar, u lajmërua në rrjetet sociale rreth vdekjes së më të dashurës së tij.

“Me keqardhje ju njoftoj miq, familjarë e të afërt, pas një aksidenti me fatalitet, humba bashkëshorten time, Djellza Kosumi. Me keqardhje ju falënderoj të gjithë familjarëve të mi, farefisit Uka, si dhe farefisit e miqasisë Kosumi”, ka shkruar ai mes dhimbjes.

“Zoti ja falt Xhehnetin bashkëshortes time. Familjarëve Zoti ua lehtësoft gajretin”, ka shkruar ai.

Rasti i rëndë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer