Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me kërkesën e Komunës së Prishtinës që të paguajnë 10 euro për hyrje në kryeqytet, veturat që nuk janë të regjistruara në Prishtinë.
Me ironi, ai ka “kërcënuar” me një vendim edhe më të rëndë nese kjo do të aprovohet.
Ai ka thënë se do të vendos taksë ditore prej 20 euro për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në Fushë Kosovë, dhe 10 euro për hyrje në rrugën e aeroportit.
“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë)”, ka shkruar Prebreza në Facebook.
Ai ka thënë se beson që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë.
Postimi i plotë: