Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se një predhë ka goditur në kornizën e dritares së dhomës së tij rreth orës 19:30.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Rajoni.org