Hoxha Besfort Maxhuni nga Vushtrria ka denoncuar një hoxhë në Prishtinë, pa përmendur emrin, për rukje ilegale.
Maxhuni këtë e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se ka dëgjuar një rast real në kryeqytet ku “një hoxhë I diplomuar në vendet arabe” bën prekje dhe muhabet të papranueshëm me gra.
Hoxha Maxhuni ka pretenduar për hoxhën në fjalë edhe se sjellë të huaj nga Maroku për trajtimin e grave.
“Rast real – Prishtinë, vera e kaluar. Më janë rrëfyer me fakte e prova raste nga familjarë të ndryshëm: Një hoxhë i diplomuar në vendet arabe, ushtron rukje në mënyrë të ndaluar: Izolohet me gra pa mahrem në dhoma të errëta. Prekje dhe muhabet të papranueshme. . Sjell të huaj nga Maroku për të “trajtuar” gratë tona. Punëson gra jo-mahrem si sekretare. Përdor libra të hoxhallarëve të ndershëm për t’u reklamuar”, ka thënë ndër të tjera ai./Insajderi