Wednesday, May 14, 2025

Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

Klubi futbollistik Drenica është rikthyer zyrtarisht në elitën e futbollit kosovar, dhe festimet nuk kanë munguar as nga drejtuesit më të lartë të klubit. Presidenti i Drenicës, Haxhi Reci, ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për të shënuar këtë sukses.

Në një storie të publikuar në rrjete sociale nga vetë Reci, shihet duke festuar me entuziazëm, i shoqëruar me vallëzimin e një valletarje gjysmë të zhveshur dhe nën tingujt e muzikës.

Kjo mënyrë e kremtimit nga Reci ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët e kanë shpërndarë videon edhe për redaksin e portalit rajoni.org, si simbol i dashurisë së pakushtëzuar që Reci ka për Drenicën.

Rikthimi i Drenicës në Superligë është një arritje e madhe për klubin dhe për komunitetin sportiv të Skënderajt, që tashmë mezi presin sfidat e reja në sezonin e ardhshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer