Monday, September 1, 2025

Presidentja njofton Bashën se për të nuk është punë e kryer konstituimi i Kuvendit: Po e bën analizën e procesit

Presidentja Vjosa Osmani po e analizon “procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”.

Presidenca tha se Osmani e informoi për këtë sot në një takim kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.

“Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani, siç njofton Presidenca, “ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer