Një ditë pasi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, zyrtarizoi kandidaturën e Fidan Bejtës, djalit të ish-deputetit të VV-së, si pjesë e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal, ka reaguar dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, duke e quajtur këtë veprim një “skandal politik”, shkruan rajoni.org.
LDK në reagimin e saj ka pyetur Ferit Idrizin së a’u shit Fidan Bejta për 3,000€.
Postimi:
📢 SKANDAL POLITIK I RADHËS – FIDAN BEJTA A U “SHIT” 3,000€ ?
Në shtator të vitit 2023, Fidan Bejta lavdëronte publikisht kryetarin Ferit Idrizi për “mbështetjen financiare” ndaj klubit të futsallit, duke shprehur “mirënjohje të thellë” dhe duke premtuar angazhim për zhvillimin e sportit dhe rinisë.
Por çfarë ndodhi më pas?
📉 Faktet që s’fshihen dot:
• Në vitin 2023, Fidan Bejta përfitoi 3,000 euro subvencione nga Komuna e Vushtrrisë.
• Në vitin 2024, Klubi i Futsallit pushoi së funksionuari. Pa aktivitete, pa raportime, pa llogaridhënie.
• Në korrik 2025, Fidan Bejta bashkohet në listën e PDK-së së Ferit Idrizit – kryetarit që i ndau subvencionet!
❗A është ky zhvillim i sportit, apo blerje politike e heshtur?
Kjo nuk është mbështetje për rininë, kjo është transformim i sportit në platformë për përfitim dhe futje në listë. Subvencionet që duhej të shkonin për të rinjtë sportistë, u shndërruan në çmim për bindje politike.
🧠 Qytetarët e Vushtrrisë e kuptojnë këtë model:
👉 Jep subvencionin – merr falënderimin.
👉 Mbyll klubin – hap derën për në listë.
👉 Prek emocionin e sportit – dhe shndërroje në votë personale.
Fidani nga “dy ngjyra një dashuri” – te një emër në listën e PDK-së!
Pra për 3000 euro subvencione janë publike, a ka më shumë se kaq? Me siguri PO!
#DyNgjyraNjëSubvencion
#SportiNukShitet
#SubvencionPerVendNeListe
#VushtrriaEKupton