Sunday, July 20, 2025

Prishet luhatsja në parkun e lojërave në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona – përfshirë edhe fëmijë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ku gjashtë persona, përfshirë tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi një pajisje lodrash (luhatëse) është prishur dhe ka shkaktuar rrëzimin e tyre, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pesë nga të lënduarit janë gra dhe një është mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës. Fillimisht, viktimat janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës.

Policia ka intervistuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin, pronarin dhe një punëtor të parkut të lojërave.

Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer