E diel, 22 Dhjetor, 2024

Prita në Veri u bë për ti vrarë të gjithë, ky është veprimi i policit qe ia u prishi planët terorristëve – rajoni sjell detajet

Veriu i Kosovës u zgjua nën zhurmën e plumbave këtë të dielën dhe një seri zhvillimesh dramatike, që rikthyen frikën e luftës. Një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në fshatin Banjskë të Zvecanit, ku kishin shkuar pas informacioneve se dy kamionë kishin penguar lëvizjen, raporton portali rajoni.org.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dha detaje, ku sipas tij grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mirëpo sipas rrëfimit të burimeve të portalit rajoni.org, kanë bërë të ditur se në momentin e fillimit të të shtenave të terrorristëve në drejtim të policisë së Kosovës, në ato momente njëri nga policët kishtë goditur më plumba shtyllën qe ndriqontë rrugën – veprim i cili u’a humbi pamjen terrorristëve serbë.

Pra ky veprim i policit në fjale bëri qe të u dhurontë kohe policëve qe ta merrnin pozicionimin dhe të ia u dështonin planin për të i vrarë të gjithë.

Rajoni ka mësuar së përveç patrullës në fjale edhe dy vetura të njesisë speciale pak minuta me vonë ishin gjuajtur me bresheri plumbash.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer