E enjte, 9 Janar, 2025

Gjeneral Nuredin Lushtaku pritet ngrohtësisht në një odë në Nekfoc të Drenasit!

Kandidati për deputet me numër 5 i koalicionit AAK-NISMA, Gjeneral Nuredin Lushtaku, sot e ka përfunduar ditën e tij me një vizitë në Nekofc të Drenasit, ku është takuar me qytetar, miq dhe bashkëluftëtarë, shkruan portali rajoni.org.

Lushtaku theksoi së Nekofci dhe fshatrat përreth, jo veç tani por edhe gjatë periudhave më të vështira të historisë së Kosovës, gjithmonë kanë qëndruar besnikë në rrugën e drejtë, duke iu bashkuar UÇK-së për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Nekofci dhe fshatrat përreth, në kohët më të vështira për vendin, kanë qenë gjithmonë të rreshtuar në rrugën e drejtë, duke iu bashkuar UÇK-së, e cila falë gjakut të dëshmorëve dhe martirëve i solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë. Edhe sot, kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz me vepra konkrete, Nekofci dëshmoi se është i gatshëm të kontribuojë për të siguruar që koalicioni ynë të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit. Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme të sigurt dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer