Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata edhe këtë fundjavë.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 1000 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, ndërsa duhet pritur deri në dy orë.
Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 70 minuta, e që kolona shkon deri në 300 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.