Kandidat për deputet i PDK’së me numër 94, Profesor Bashkim Mustafa ka takuar nenkryetarin e degës së PDK’së në Skenderaj, Dr. Ragip Durmishin, të cilin e ka quajtur një profesionist të shquar dhe një nga specialistët më të mirë të stomatologjisë.
Ai theksoi se bisedat me Dr. Durmishin kanë nisur që nga koha e studimeve dhe vazhdojnë edhe sot.
“Kur ai ishte në Fakultetin e Mjekësisë ka qenë njëri nga studentët më të mirë. Si profesionist i suksesshëm, ai ka arritur të jetë një nga specialistët më të mirë të stomatologjisë,” tha Mustafa.
Në postimin e tij, ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin dhe diskutimet me Dr. Durmishin për një Kosovë më të mirë, duke theksuar se ai është një bashkëpartiak i përkushtuar dhe një partner i vlefshëm në këtë rrugëtim.