Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 15, Përparim Gruda, ka marrë pjesë në tubimet qendrore të PDK-së të mbajtura në Viti dhe Gjilan, në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Në Viti dhe Gjilan, bashkë për të shpalosur programin dhe vizionin e PDK-së dhe të Bedri Hamzës për Kryeministër të Kosovës”, ka shkruar Gruda ne facebook.



