Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri ka njoftuar për një bashkëngjitje të re në radhët e saj. Prof. Ajshe Haziri-Salihi, magjistër e Shkencave Historike dhe mësimdhënëse e lëndëve Histori dhe Edukatë Qytetare, është pranuar në ekipin e kësaj partie nëpërmjet strukturave të nëndegës në fshatin Pantinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, i cili theksoi se ky angazhim është rezultat i mbështetjes së të gjitha strukturave partiake dhe aktivistëve të zonës.
Prof. Haziri-Salihi, e cila mban pozita mësimore në SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë dhe SHFMU “Hajrullah Shala” në Akrashticë, vjen nga një familje me traditë rugoviste dhe njihet për përkushtimin e saj profesional dhe qytetar.
LDK në Pantinë, një ndër nëndegët më të suksesshme të kësaj partie, synon të vazhdojë rrugën e saj drejt rikthimit me dinjitet dhe profesionalizëm, me mbështetjen e kuadrove të reja si Prof. Haziri-Salihi