E diel, 17 Nëntor, 2024

Perparim Gruda për Albulena Haxhiun: Pati një intervistë skandaloze, tha gjëra absurde

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për një intervistë që e ka dhënë kjo e fundit në Kohavision.

Në llogarinë e tij në Facebook, Gurda ka thënë se Haxhiu nuk e di se cili është roli i saj në Qeverinë e Kosovës.

“Mbrëmë në ‘Interaktiv’ të KTV-së, Ministrja e Drejtësisë pati një intervistë absolutisht skandaloze. Ja disa nga gjërat absurde që tha ajo në këtë intervistë: 1. Akuza drejt Prokurorisë: ‘S’po kanë çka t’i bëjnë Kurtin, po merren me Berishajn e Krasniqin’. 2. Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi. 3. Lista Serbe ka shumë incizime të opozitarëve, por nuk i nxjerrin”, ka shkruar ai.

Sipas Grudës, në asnjë vend normal demokratik nuk mund të gjendet kurrë një Ministre e Drejtësisë që flet me këtë gjuhë.

“Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në Qeveri”, ka përfunduar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer