Sot, kompania ILEAA GR GmbH u prit në ambientet e ambasadës kosovare në Berlin nga ambasadori, Dr. Faruk Ajeti, dhe bashkëpunëtorët e tij. Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në Gjermani, me theks të veçantë në rritjen e shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve.
Ambasadori kosovar në Berlin u informua nga afaristi Enis Veliqi mbi zhvillimin e ILEAA GR GmbH, projektet aktuale që po realizohen së bashku me Deutsche Telekom AG, si dhe sfidat me të cilat përballen bizneset kosovare në Perëndim.
Dr. Ajeti theksoi nevojën për të thelluar bashkëpunimin mes kompanive kosovare dhe gjermane dhe për angazhimin e drejtpërdrejtë të kompanive kosovare në gjetjen e investitorëve, për të rritur kështu shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.
Palët theksuan se komunikimi publiko-privat duhet të rritet, për të forcuar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.