E enjte, 14 Nëntor, 2024

Prokurori Special miraton që Kurti që të dëshmojë në rastin e serbit të akuzuar për krime lufte

Avokati Dejan A. Vasiq dje ka dorëzuar kërkesën për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti në rastin e Dragisha Millenkoviqit nga Kishnica, pasi prokurori Special paraprakisht kishte miratuar që Kurti të dëgjohet si dëshmitar i mbrojtjes.

Kërkesa që kryeministri aktual Albin Kurti të dëshmojë në procedurën kundër Dragisha Millenkoviqit për krime lufte është dorëzuar nga avokati Vasiq muajin e kaluar.

“Pasi prokurori special aprovoi marrjen e provave duke dëgjuar si dëshmitar për mbrojtjen e kryeministrit aktual të Kosovës, z. Albin Kurti, sot i kam dorëzuar kryeministrit një kërkesë të përsëritur për dëshmi përmes zyrës së qeverisë”, ka thënë Vasiq për radion KIM, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se me lutje për dëshmi ka dorëzuar edhe kontaktet e tij për sqarime eventuale të përmbajtjes së dëshmisë.

“Pres që në ditët në vijim të pranohet dëshmia”, ka përfunduar avokati Vasiq.

Të përkujtojmë, Dragisha Millenkoviq u arrestua më 21 qershor në Kishnicë. Prokuroria e akuzon Millenkoviqin për krime lufte ndaj popullatës civile në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999. Dyshohet se ai ka ushtrontuar sistematikisht tortura, dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe se i trajtonte në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer