E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj dhjetë personave për eksport armësh, kultivim narkotikësh dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave (H.S., R.Gj., M.H., K.L., F.L., M.N., S.J., H.J., S.B. dhe Sh.J) për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzë, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim gjer me datë 7 shtator 2022, në regjioni e Pejës, blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë, ku në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Të pandehurit, M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuanë”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm, me këto veprime kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

I pandehuri M.N, akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit “Kokaina” , me çka ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Po ashtu, i pandehuri M.N, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, i pandehuri Sh.J, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri në gjatë kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer