Friday, February 28, 2025

Prokuroria Speciale arreston një femër në Mitrovicë për “spiunazh”, bastiset banesa e saj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka arrestuar një femër në Mitrovicë, lidhur mbi dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.

Lidhur me rastin, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërkohë njësitet relevante të Policisë së Kosovës po kryejnë bastisje në banesën e të dyshuarës, për t’i siguruar provat.

“Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer