Saturday, July 12, 2025

Prokuroria Speciale: Nuk po hetohen urat, por tenderi për urat – është 3 milionë euro

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.

“Prokuroria Speciale nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore. Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftimin e PS-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer