E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Pronari i “Klan Kosova” hapë kompani në Novi Sad me dokumente të Serbisë. Liçencohet si operator kabllor me emrin “Art Motion Platofrma”

Vera e “nxehtë” me firmat e Devollëve të regjistruara në Shkup me dokumenta të Serbisë

Gjatë kësaj vere mediumi KosovaNews ka publikuar një seri hulumtimesh ekskluzive lidhur me kompanitë e vëllezërve Devolli të cilat tronditen jo vetëm opinionin publik, por edhe institucionet e Kosovës.  Hulumtimi zbardhi se pronësia e pothuajse të gjitha kompanive të Devollëve, si: Art Motion, KlanKosova, kompanitë energjetikës solare, etj. përfundonte tek disa kompani tjera të regjistruara jashtë vendit dhe ate me pasaporta të Serbisë.

Në Maqedoninë Veriore, në bazë të hulumtimit tonë, së paku dy nga këto kompani dolën të jenë të regjistruara si invesim i huaj (në Maqedoni të Veriut)  nga Serbia. Për regjistrimin e këtyre kompanive janë përdorur pasaporta serbe e të lëshuara për qytetarë të Republikës së Kosovës, ku figuronin adresa si: “Peç, Srbija”, pastaj “Djakovica, Srbija”, duke shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndonëse dihet botërisht se janë të tyret, në fletë-regjistrimet e këtyre kompanive emrat e vëllezërve multi-milionerë Devolli nuk figuronin askund. Këto kompani figurojnë në pronësi të disa të punësuarve në firmat e Devollëve. Nuk u kuptua asnjëherë prej kah këtyre “pronarëve” të këtyre kompanive të regjistruara në Shkup e gjetiu ju erdhën fondet për bërë investime milionëshe çfarë janë “Klan Kosova” e “Art Motion”.

Personat tërësisht anonim për publikun, si: Kushtrim Gojani, nga Gjakova dhe Valon Shala, nga Peja po dalin të jenë jo vetëm punëtorë në firmat e tyre, por edhe njerëz tepër të besueshëm të vëllezërve Devolli, Të paktën ligjërisht, këta të dy figurojnë si pronarë të dy nga bizneset më të fuqishme të Devollëve “Klan Kosova” dhe “ArtMotion”.

Menjëherë pas publikimit të këtij skandali, nuk vonuan edhe veprimet e institucioneve të Kosovës, konkretisht Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Fillimisht, ARBK ua pezulloj cerifikatat e biznesit Klan Kosovës e Art Motion.Pastaj, një komision i ngritur pranë këtij institucioni i identifikoj edhe 48 raste të tilla, ndër to edhe mëse dhjetë biznese të Devollëve. Pas kalimit të afatit 30-ditor për ankesa, ARBK ua tërhoqi certifikatat e bizneseve, Devollët u ankuan në gjykatë. Aktualisht çështja është duke u trajtuar në Gjykatën Komerciale.

“Klan Kosova” dhe “Art Motion” dolën me njoftim se e gjithë kjo punë ishte një “teknikalitet” dhe se janë bërë përmirësimet e duhura në Shkup, rrjedhimisht ARBK duhet ti prapësoj masat që i kishte marrë në lidhje me ta.

Në fakt, tek rasti i “Klan Kosova”, në regjistrin tregtar maqedonas, në çertifikatën e regjistrimit të kompanisë në pronësi të Kushtrim Gojanit (e cila e ka në pronësi Klan Kosova), adresa është rregulluar. Por, tek çertifikata e pronarit të vërtetë të kësaj kompanije, tek seksioni ‘shteti’, ende figuron “Serbia”.

Kurse, tek rasti i “Art Motion”, kompania që e ka në pronësi, i ka bërë të gjitha rregullimet në Maqedoninë e Veriut, ku pronari Valon Shala i ka tërhequr dokumentet e Serbisë, duke i zëvendësuar ato me të Republikës së Kosovës.

Pasi që kompania maqedonase që e ka në pronësi Art Motion në Kosovë – KG Media Ivestment DOOeL i rregulloi dokumentet, duke i hequr ato të Serbisë dhe duke i zëvendësuar ato me të Republikës së Kosovës, pronari i Klan Kosovës – Kushtrim Gojani hap “Art Motion” në Novi Sad të Serbisë, përsëri me dokumente të Serbisë.

Si duket zëvendësimi i dokumenteve serb në fletë-regjistrimet e kompanive të tyre në Shkup, ua mbylli rrugët e të bërit biznes me kompanitë shtetërore serbe, si “ArenaSport” DOO e “Telekom Serbia” AD. Sipas këtij supozimi, Devollët u detyruan të hapin rrugë të reja të të bërit biznes, madje kësaj radhe edhe më të drejtpërdrejta…!

Sipas të dhënave të siguruara nga KosovaNews më 09.05.2023 në Novi Sad të Serbisë është regjistruar  kompanija “Art Motion Platforma” DOO. Kjo kompani është e regjistuar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me numrin amëz: 21911747, me seli në: “‘Narodnog Fronta’ nr. 21, kati 2, banesa 207, 21000 Novi Sad, Srbija”.

Emaili zyrtar në të dhënat e kësaj kompanie serbe figuron e-mail adresa zyrtare e “Art Motion” në Kosovë: [email protected].

Si aksionar i vetëm i kësaj kompanije figuron shtetasi “serb” Kushtrim Gojani, me adresë: “Hisni Zajmi, Djakovica, Srbija” dhe me numër personal (serb): “1510983944711”. Veprimtaria e kompanisë (sipas NACE): “6110 – Telekomunikacione kabllore”. Llogaritë bankare të kësaj kompanije janë tek Raiffeisen Bank Serbia AD. Ndërkohë, Kushtrim Gojani, nëpërmjet firmave të veta në Shkup është pronar edhe i “Klan Kosova” shpk dhe “Klan Arena” shpk në Kosovë.

Të dhënat e kompanisë “Art Motion Platforma”nga regjistri tregtar në Serbi

“Art Motion Platforma” në Serbi, në shtator u liçencua nga Rregullatori i Mediave në Serbi – REM

Me 9 shtator 2023, REM – Rregullatori i Mediave në Serbi (sikurse KPM tek ne) i ka dhënë “Art Motion Platforma” dy liçenca për kanale sportive në kabllor. Kjo mund të shifet tek kjo vegëz e REM-it serb. Rregullatori serb i medieve REM është kritukuar disa herë nga shtete evropiane, sepse në së paku dy raste ka liçecnuar televizione shtetërore ruse, e këto të fundit me këto liçenca kanë opertuar në Evropë, duke transmetuar me IP-TV. (Artikulli).

Nga faqe e REM-it serb, kërkimi për “Art Motion”, Sport 1  – kanal i miratuar nga REM, sikurse edhe Sport 2.

06.09.2023 K517 Art Motion Platforma Nadodnog… 219… +381 21 255 1015[email protected] Kushtrim GojaniNga faqe e REM mund të shkarkohet në formatin excel lista e plotë e operatorëve të liçencuar, në këtë vegëz.

KosovaNews i ka dërguar zyrtarisht pyetje pronarit të Klan Kosovës njëkohësisht edhe drejtor i Art Motion në Kosovë dhe pronar i Art Motion në Serbi, Kushtrim Gojanit për ta pyetur se:

1. “Art Motion Platforma” DOO në Serbi a e keni të regjistruar për të operuar në Serbi, apo në Republikën e Kosovës?

2. Nëse ju operoni në Republikën e Kosovës me kompaninë Art Motion Sh.P.K., tek e cila jeni drejtor  pse duhet të licencoheni nga REM (KPM-ja e Serbisë), shtet i cili nuk e njef, e pengon dhe frymëzon e mbështetë veprime terroriste kundër vendit tonë?

3. Kur e keni blerë plogarmacionin e ArenaSport a i keni blerë si kompani e huaj (nga Republika e Kosovës),  apo si kompani lokale e Serbisë, duke qenë se keni regjistruar me pasaportë të Serbisë?

Edhe pse i kemi dërguar pyetje në e-mailin zyrtar të z. Gojanit, të nesërmen kemi pranuar një përgjigje në formë të njoftimit e dërguar nga info@Art Motion.net (jo nga emiali zyrtar i z. Gojani), madje pa një nënshkrimi të një zyrtari përgjegjës në fund (psh përgjegjësi për marrëdhënje me medie).

Përshëndetje,

Dëshirojmë të njoftojmë se Art Motion është në proces të zgjerimit të prezencës së saj në të gjitha shtetet e rajonit ku ka një komunitet Shqiptar të pranishëm.

Qëllimi ynë është të ofrojmë program të pasur televiziv për këtë audiencë. Kemi hapur kompani në të gjitha shtetet e rajonit dhe aktualisht jemi në fazën e licensimit të kanaleve televizive.

Gjithashtu, jemi në fazën përfundimtare të negociatave për të siguruar të drejta ekskluzive sportive në gjuhën Shqipe për të gjitha shtetet e rajonit.

Art Motion synon të jetë platforma e parë e licensuar rajonale dhe kemi bërë edhe nje komunikim para disa muajsh në lidhje me këtë çështje.

Në përgjigjen e dhënë nga Art Motion, ata nuk e kanë sqaruar nëse janë regjistruar në Serbi si biznes i Kosovës, apo i Serbisë. Gjithashtu, nuk kanë dhënë përgjigje se në çfarë mënyre i kanë blerë të drejtat e transmetimit nga ArenaSport në Serbi, si kompani e huaj (nga Kosova), si investim serb në Maqedoninë e Veriut, apo si kompani serbe me seli në Novi Sad.

Është interesant se selia e kompanisë serbe “Art Motion Platforma” është në të njejtën adresë si kompania “Granolia DOO”. Edhe kur telefonuam në numrin e telefonit: +381 21 … që figuron tek “Art Motion Platforma”, na u lajmërua një punëtore atje në emër të Granolia. Kompanija serbe “Granolia”, sipas regjistrit tregtar serb është në pronësi të Esat Bojkut nga Peja.

Të dhënat nga regjistri tregtar në Serbi për kompaninë “Granolia” me pronar Esat Bojku

Në Kosovë, sipas ARBK e biznesetehapura.com, Esat Bojku i ka në pronësi edhe këto dy biznese:

Kompania nga Novi Sadi i Serbisë – Granolia DOO, që për aktivitet e ka tregtimin e drithërave, ka qenë një herë pjesëmarrëse nga Serbia në një panair të bujqësisë në Prishtinë. Gjithashtu, tek ueb-faqja e shoqatës së drithtarëve serb, figoron në listën e eksportuesëve më të medhënjë. Nuk duhet harruar se Devollët i kanë disa kompani në fushën e ushqimeve, si: M-Sillosi (drithërat dhe mielli, Xërxë), Vita (qumshti), Tango (lëngjet, fabrika në Radushë të Istogut), etj.

Sipas burimeve tona, vet Esat Bojku është i punësuar tek auto-servisi i vëllaut të tij – Gazmend Bojkut.

Ne i kemi nisur pyetje z. Esat Bojkut dhe kemi provuar te kontaktojnë në telefon në lidhje me kompaninë e tij në Novi Sad të Serbisë. Deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje nga ai.

Propaganda mediatike e Serbisë për rastin “Banjska”

Dy javët që i lam pas ishin shumë të bujshme me zhvillime sa i përket sigurisë në veri të vendit. Në 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës, në kuadër të zbatimit të detyrave të saj, goditi një grup të strukturuar terrorist. Më heret, në mëngjez të kësaj dite, ky grup kishte shtënë drejt zyrtarëve policor, duke e vrarë oficerin Afrim Bunjaku, sot Hero i Kosovës dhe plagosur dy oficerë tjerë policor.

Fakte që nxorri ministria e brendshme nxorrën sheshit karakterin e këtij grupi terrorist, personat e involvuar dhe shteti që i kishte organizuar, financuar e paisur me mjete ushtarake e logjistikë – Serbia dhe presidenti i saj autokrat – Vuçiq.

Në anën tjetër, makineria propagandistike e Serbisë, filloj ti glorifikojë terroristët e vrarë nga forcat e rendit si “martirë”, të thurrë gjithëçfarë vajtimesh, spotesh, logosh, etj. Këto përmbajtje propagandisitke depërtuar edhe në ekranet e vogla të qytetarëve të Kosovës përmes ArenaSport, të cilën e transmeton ArtMotion dhe kabllorë tjerë që këtë progrmacion e blejnë nga Devollët dhe operatori mts DOO – degë e Telekom Serbia në Kosovë.

Do te mbajmë në mend! – Lavdi “heronjëve”  –  24.09.2023 – Manastiri Banjskë.

Billboard propagandues në Novi Sad të Serbisë

Pas reagimit të furishëm të publikut të gjërë, Këshilli i Pavarur i Mediave u mbështet për muri dhe u detyrua të reagoj. Në ditë vikendi KPMja doli me një postim ku paralajmëroj se të hënen, më 2 tetor 2023 do të monitoroj, kurse të marten, më 3 tetor 2023 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku do të merret vendimi për këtë çështje.

Në mbledhjen e së martes KPM urdhëroj të gjithë operatorët kabllorë në Kosovë që t’i ndërpresin kanalet serbe Arena Sport deri në një vendim tjetër të radhës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer