E premte, 25 Tetor, 2024

Pronari i kompanisë banesore ‘problematike’ “Andrra Invest” në Skenderaj pranon se iu rrëshqiti dheu në vendpunishte dhe u çanë ‘pilotat’

Kompania ndërtimore “Andrra Invest” po vazhdon t’iu shkaktojë telashe banorëve të Skenderajt, pasi që punimet e kësaj kompanie po vazhdojnë të dalin problematike. Kjo pasi që është rasti i dytë sivjet që kësaj kompanie po i rrëshqet dheu gjatë gërmimit për ndërtimin e objekteve banesore. Fillimisht kjo kishte ndodhur në vedpunishten e objektit banesor te nisur gjatë sezonës së verës në rrugën “Emin Lati”, punime të cilat i kishte nisur pa leje.

Rrëshqitje dheu kësaj kompanie i ka ndodhur edhe gjatë kësaj jave në një vendpunishte të re në Skenderaj, për çka ka reaguar edhe opozita e kësaj komune duke hedhur akuza të rënda në drejtim të kompanisë dhe komunës.

Veriu.info ka kontaktuar Astrit Çitakun, pronarin e kompanisë “Andrra Invest”, i cili nuk ka pranuar që të jap intervistë me kamerë, por ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim, ku pas dërgimit të pyetjeve, ai është përgjigjur duke pranuar se në vendpunishte ka pasur rrëshqitje të dhe çarje të “pilotave”.

I pyetur se objektin e ri banesor a e ka nisur pa leje, Çitaku ka thënë: “Fillimisht unë nuk jam duke ndërtuar e as nuk ka ndërtim aty! Leja e ndërtimit është në proces, te vendpunishta që ju po ju referoheni jam duke gërmuar, për të cilin veprim jam i pajisur me ‘Kushte Ndërtimore dhe Leje Rrënimi’ që shërben për përgatitje të terrenit!”

Burime të Veriu.info kishin bërë të ditur se pas rrëshqitjes së dheut, ne vendpunishte kishte shkuar edhe policia dhe inspektorati i komunës, gjë që e ka konfirmuar edhe vet Çitaku: “ Po, kanë qenë kanë kryer detyrën e vet dhe janë informuar nga afër për procesin e punës aty! Ka qenë dhe inspektoriati edhe ata njëjtë janë informuar me procesin e punës dhe na kanë jep sugjerimet e tyre!

Duke u përgjigjur në pyetjet e Veriu.info se a janë dëmtuar pronat publike apo private me rastin e rrëshqitjes së dheut, Astrit Çitaku ka thënë: Ne gjatë procesit të gërmimit e cila shërben për përgatitje të terrenit për të filluar punën, kemi bërë analizat gjeomekanike në terren, sipas analizave toka ka qenë mjaftë e butë dhe për këtë arsye është dashur të vendosim pilota, pas vendosjes së pilotave ka pas reshje kohë pas kohë të shiut gjë e cila në një kënd të punishtes ka rezultuar me rrëshqitje të dheut dhe si rezultat është bërë çarja e disa pilotave, kemi marr masat e duhura edhe nëse është bërë ndonjë dëme të pronës private ose pubike e marrim përsipër rregullimin sepse kjo rrëshqitje e dheut nuk është e qëllimshme”.

Ani pse është rrëshqitja e dytë e dheut në vendpunishtet e tij në Skenderaj gjatë këtij viti, në përgjigjet e tij ai ka luajtur pak rolin e profesorit, duke e përmbyllur përgjigjen e pyetjes së fundit kështu: “… edhe në literaturë njihet si fatkeqësi natyrore!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer