Wednesday, July 9, 2025

“Pronat publike për qytetarët, jo për dosta”, Opozita në Drenas kundërshton dhënien në shfrytëzim të 54 pronave komunale

Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për dhënien e pronave publike të kësaj komune për shfrytëzim afatgjatë.

Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar opozita.

Asamblistët opozitarë kundërshtuan që 54 prona komunale t`i jepen në shfrytëzim biznesmenëve për ndërtimin e banesave që siç thonë ata kryetari Ramiz Lladrovci ua ka borxh “dostave”. Ndërkohë, si kundërshtim kryesor e shohin rrënimin e objektit të komunës së vjetër, ku brenda e saj është salla e vetme kulturore ku të rinjtë mund ta shfrytëzojnë.

Lladrovci para fillimi të seancës kërkoi që nga salla të largohen aktivistët “Demokratët për Drenasin”, duke thënë se janë duke bërë propagandë./teve1.

  

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer