Sunday, November 16, 2025

Protesta në Strasburg, Krasniqi i falënderon pjesëmarrësit: Çlirimtarët tanë shumë shpejt të lirë në vendin e tyre

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i bir i Jakup Krasniqit, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentarre të Këshillit të Evropës.

Postimi i plotë:

Këtë fundjavë qëndrova në Hagen e zymtë, për vizitë tek babai.

Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku, duke kërkuar drejtësi.

Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer