Gjatë ditës së sotme, Nol Nushi nga Partia Social Demokrate e Kosovës, ia ka dërguar një tortë deputetit të VV-së, Luan Aliu.
Sipas Nushit, në momentin që ka ardhur Qeveria Kurti në pushtet, motra e deputetit Aliu është punësuar në Bordin e Teatrit Kombëtar.
Më tutje, Nushi ka thënë se deputeti anonim i punësoi edhe motrën tjetër dhe gruan nëpër institucione publike që kontrollohen nga partia në pushtet.
“Sa ishin në opozitë thoshin që “familjarët janë për dasma”. Por si duket e kanë pasë fjalën vetëm për familjet e opozitës”, ka shkruar Nushi.
Gazeta Insajderi raportoi pak më parë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu ka rehatuar në pozitën e “Inspektores së arsimit”, bashkëshorten e tij, Miranda Aliun.
Nga konkursi i shpallur me 5 maj 2023 nga Ministria e Punëve të Brendshme për pozitën “Inspektor i arsimit”, dolën 14 kandidatë fitues.
Listës i priu bashkëshortja e deputetit Aliu, Miranda Aliu.