E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Pse e merrë nënkryetari rrogën kur nuk është në gjendje me i lexua tre rreshta para asamblistave të Skenderajt”

Dje ka dështuar mbajtja e seancës se rregullt t të kuvendit komunal të Skenderaj me arsyetimin e se mungon kryetari për shkak të disa takimeve të rëndësishme, të paktën ky ka qenë arsyetimi zyrtar i kryesueses se kuvendit komunal te Skenderajt, Adelina Spahiut rreth kësaj çështja dhe sipas saj për mbajtjen e seancës këshilltarët do të njoftohen me kohë, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo më kete nuk janë pajtuar partitë opozitare të cilët ketë veprim te pushteti e kanë cilësuar të pa papërgjegjshëm dhe se po ka frike me raportu për shpenzimet enorme ët komunës.

“Kryetari Nura është i papërgjegjshëm, arsyeja për mospraninë e tij është se kryesuesja e shtyu seancën. Shtrohet pyetja, pse po frikesohet kryetari për të raportuar për shpenzimet e mëdha që ka krijuar ose a u frikesua se nuk mund t’i realizojë pikat e rëndit të ditës në mungesë të disa asamblistave të PDK’së’’ – ka shkruar Abdulla Gashi i IDEALIT në profilin e tij në facebook.

Ndërsa Hysni Mehani i kontaktuar nga portali rajoni.org lidhur me shtyrjen e seances tha se ishtë e vështirë të dihej për arsyen e saktë të shtyrjes së seancës, por arsyetimi i kryesueses së Kuvendit Komunal ishte qesharak.

“Seanca e sotme është ndërprerë me arsyetimin që mungon kryetari, pra u.d kryetar Fadil Nura. Sipas ligjeve, kur mungon kryetari atë e zëvendëson nënkryetari. Për atë edhe zgjidhet nënkryetari. Në të kundërt, cila është arsyeja që nënkryetari me marrë rrogë kur nuk është në gjendje me i lexu tre rreshta para këshilltarëve komunal me e prezantu një pikë të rendit të ditës,” tha Hysni Mehani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer