Gazetari i njohur, Sabit Istogu, përmes rrjetit social “facebook” ka publikuar disa pamje nga trotuari i lënë në gjendje të keqe në rrugën Azem Bejta” afer rrugës “Deshmoret e Prillit” në lagjen 3 të Skënderajt, shkruan rajoni.org.
Ai në statusin e tij pasi e fton inspektorain komunal të marre masah ndaj punëkryesit, i cili sipas Istogut ka kryer punimët keq e pa pergjegjësi.
“… vendi ku është hapur gropa vetëm se eshtë mbulur me zhavor e baltë,por ne mes te trotuarit dheu është leshur dhe gropa,siç shihet edhe në këtë foto,nuk është mbuluar tersisht,e as nuk jan vënë kubzat e trotuarit për te u kthyer ne gjendjen e me parshme për kalim normal të qytetarëve,për ne kët gjendja ata rrezikohen nga komunikacioni”, ka shkruar Istogu.
Postimi i plotë:
PSE PUNOHET KAQ KEQ E PA PERGJEGJËSI.
Dy tri javë me parë,në rrugën “Azem Bejta”afer rrugës “Deshmoret e Prillit”ne lagjen 3 të Skënderajt ishte hapur nja gropë për te rregulluar diçka,por qe nuk e di a është nderqur ndonjë defekt i kanalizimit apo ujësjellësit,por ajo qe e di është vendi ku është hapur gropa vetëm se eshtë mbulur me zhavor e baltë,por ne mes te trotuarit dheu është leshur dhe gropa,siç shihet edhe në këtë foto,nuk është mbuluar tersisht,e as nuk jan vënë kubzat e trotuarit për te u kthyer ne gjendjen e me parshme për kalim normal të qytetarëve,për ne kët gjendja ata rrezikohen nga komunikacioni.
Lus inspektorin komunal të vjen sa më parë ta vizitoj këtë vend dhe të merr masa ndaj punëkryesit,ne menyre qe sa më shpejt ta kthej trotuarin në gjendjen e mëparshme.
S.I