E diel, 17 Nëntor, 2024

Publikohen pamjet e përgatitjeve për sulmin terrorist në Banjskë (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha prezantuan pamje që u tha se dëshmojnë dorën e shtetit serb në sulmin terrorist të para një jave.

“Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla.

Ai tha se provat dëshmojnë”përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”.

“Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq”, tha Sveçla.

Ai tha se “ushtria serbisë ia kishte dhënë Serbisë të gjithë armatimin e konfiskuar”.

Pamjet, siç tha ai, dëshmojnë se në derjtim të Policisë pati të shtëna me armë të kalibrave të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.

Ai tha se provat janë të pakontestueshme dhe se tani “është i domosdoshëm dënimi dhe saknsionimi i këtj sulmi terrorist nga faktori ndërkombëtar”.

“Shihen veprimet dhe aktivitettet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer