Janë publikuar pamjet nga kamera e sigurisë Millan Radoiçiq në shkurt të vitit të kaluar kishte arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.
Radojiçiq ishte duke u futur në Kosovë nga Serbia, por siç shihet në pamjet e publikuara nga sot nga Kallxo.com vetura e tij ndalet pak më larg kabinës së verifikimit.
Drejt kësaj veture shkojnë dy zyrtarë policor të cilët flasin me Radoiçiqin, e me pas del edhe një zyrtar i tretë që pranon dokumentet Radoiçiqit dhe shkon në kabinën e verifikimit. Pasi zyrtari policor del nga kabina e verifikimit dhe në ato momente Radoiçiq ishte ende duke biseduar me dy zyrtarë e tjerë, vetura duke lëvizur ne drejtimin prapa kthehet përsëri në territorin e Serbisë.
Në kohën kur Millan Radojiçiq ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, po kërkohej për rastin “Brezovica”.
I njëjti është në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe po ashtu i sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.