Tuesday, March 18, 2025

Publikohen rezultatet e testit me shkrim për policë, këta kandidatë mund t’i nënshtrohen testit fizik

Policia e Kosovës ka publikuar listën e shpallur të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 03, 04 dhe 05 Nëntor 2023.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datat 16, 17, 18 dhe 19 Nëntor 2023 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten me kohe në vendin e mbajtjes së testit.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-076, për Policinë e Kosovës, Neni 44, Udhëzimin administrativ Nr.02/2023 Mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, Neni 15, Drejtoria e Personelit të Policisë së Kosovës bënë;
INFORMIM – OBAVEŠTENJE
Policia e Kosovës shpallë listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 03, 04 dhe 05 Nëntor 2023.
Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datat 16, 17, 18 dhe 19 Nëntor 2023 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten me kohe në vendin e mbajtjes së testit.
Kandidatët nga lista e publikuar me vete duhet të kenë:
1. Numrin e aplikacionit (shih listat e shpallura),
2. Letërnjoftimin dhe
3. Veshje sportive.
Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike, udhëzoheni ti referoheni udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi Punësimi”.
Vëmendje: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet ti adresohet Komisionit Përzgjedhës në afatin prej pesë (5) ditëve nga data e publikimit të rezultateve.
Për çdo fazë të testimit rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së https://www.kosovopolice.com/shpallje/mundesi-punesimi/
Datë 07/11/2023

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer