E shtunë, 26 Tetor, 2024

300 mije euro!? Xhaferi publikon ‘edhe një keqmenaxhim i parasë publike në komunën e Vushtrrisë’

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri , Shkelzen Xhaferi në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar kryetarin e Vushtrrisë, Fetrit Idrizi, për politiken e suvbencionimit për grantë të bizneseve në këtë qyteti, shkruan portali rajoni.org.

Ai ka akuzuar pushtetin e Vushtrrisë për keqmenaxhim të parasë publike.

Sipas Xhaferit, bizneset në Vushtrri i kanë humbur 300 mije euro subvencione për shkak së siç thotë ai “komuna e kryetari nuk e kan hallin e qytetarëve dhe së ata mendojnë vetëm për zhvillim vertikal”.

Postimi i plotë:

Edhe një keqmenaxhim i parasë publike në komunën e Vushtrrisë

Me datë 16.11.2022 (shiko foton), Komuna e Vushtrrisë ka bërë thirrje publike për subvencionim të bizneseve me grante.

Data e mbylljes së thirrjes publike është 30.11.2022, ku janë ndarë 150.000€.

Një llogari e thjeshtë :

150 000€ / 2 000€ =  75 biznese përfituese

Deri këtu, gjithçka në rregull, POR vitin 2022 nuk janë shpallur fituesit, poashtu as vitin 2023 nuk ka pasur fitues.

TASH humbje 150 000€ (viti 2022) + 150 000€(viti 2023) = 300 000€ humbje nga komuna

Pra, në kushte normale 75 biznese në vitin 2022 + 75 biznese në vitin 2023 = 150 biznese fituese potenciale.

Kjo komunë e ky kryetar nuk e kan hallin e qytetarëve sepse mendon vetëm për zhvillim vertikal.

Vushtrria meriton më mirë!

IMG_4453.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer