Arti poetiki Izet Abdylit, kësaj radhe determinon formë të tjetërsuar të shkrimit. Ai brenda vargjeve ka artikuluar strukturën poetike të lirë, duke e zhvendosur atë krejtësisht përmes parashtrimeve artistike.
Shkruan: Nexhat Rexha
Poezia e këtij vëllimi me titullin “Pa Strukturë” , në realitet ,vargjet kanë trajtim të koordinuar në strukturën e ndërtuar me ide dhe liri poetike, konkretizuese, sepse poezia e kujtesës dhe përditshmëria janë hallkat më të rëndësishme që krijon jeta nëpërmes vargjeve. Në këto pikëqëdrime Izeti, ka depërtime nga më të ndryshmet, të cilat i japin lexuesit atë që vjen dhe krijon ditën e nesërme. Kjo edhe është kërkesa e poetikës artistike. Relacionet e udhëtimit të Izetit, janë të fiksuara në çdo poezi, ato kanë datën dhe të ofrojnë momentet kur vjen motivimi për të ndërtuar një kala apo për të ëndrruar lirinë e munguar.
Poezia si lidhje e bindje shpirtërore ka krijuar gjithmone lirinë e mendimit për të çliruar ankthet e shtrëngimet e trupit në kacafytjet e mendimit , si të arrijmë deri te pragu i shtëpisë me buzëqeshje.
Këto vargje vijnë me strukturim të idesë dhe shkrirjes metaforike në aureolenë e ngrirë të çasteve, për të mundur vetminë e mllefosur. Në poezinë e tërësishme, qëllimi i bartë në vete gërshetimet e drojtjeve për të prekur faktin në vërtetësi, sepse poezia krijon të mundshmen dhe nxitë deri në brendi të jetës të ardhmen e gjësendeve si magji e mundshme.
Izet Abdyli në këto dilema të jetës, ka arritur të shkrijë dhembjen në dashuri, duke i thënë turmës në përditshmëri, se zemërimi të jep efektin për të mundur abstraktizmin bosh të kohës ndjellakeqe .
Pse vjen titulli pa struktur, kjo mësë miri qartëson vijueshmërinë imagjinatave të autorit, në unifikim të konsoliduar të idesë, për t`i dhënë vargut fuqinë dhe origjinalitetin e peshuar si figurë e zgjedhur, e cila krijon unitetin e brendshëm pa pengesa.Në poezinë e parë “Pa strukturë’ që hapet libri, si dedikim( Prolog i një libri në ardhje), autori në strofën e dytë shprehetꓽ
Njëjtë si rrjedha e lumit në shtratin e vet
Njëjtë si përplasen dallgët në det
Njëjtë si shtegtari që ndjek rrugën e tij
Ndërlidhja e botës reale dhe asaj imagjinative, i konkurrojnë poezisë, magjishëm për të shenjuar mendimin logjik e të pranueshëm në këto konspiracione kohësh Pra, poezia e Izetit nuk është konspiracion i padukshëm, nga pamjet e rrufeshme që të merr një ditë apo një udhëtim, ai e ndjen indiferencën e këtyre pamjeve që të japin ngjyrimet e përditshmërisë në këto vlime idesh dhe fjalësh, kudo që ndalon njeriu për të marrë frymëmarrjen e munguar..
Sinonimet poetike
Puna dhe takimet me njërëz , qofshin ata miq të përditshëm siç janë edhe librat në vendin e punës, ku Izeti punoi një kohë të gjatë në Bibliotekën e Kosovës. Poezitë të krijojnë imazhin e pikëtakimeve me fjalën për librin , pra, njeriu libër dhe njeriu artë janë sinonime të veshura artistikisht bukur në këtë vepër “ Pa sturkurë”, në ndërtim të strukturës poetike. Takimet me miq në “Amaro” dhe “Edi-2”, janë vetë ligjërimet e ndërsjellta mes autorit dhe mikut të tij Adem Gashit e me shumë të tjerë.
Biblioteka dhe shkallët e saj janë vetë vargjet poetike, që ngritën fjalën në nostalgji, të cilat autori i ka dhënë me pikëtakimet nga më të ndryshmetꓽ
”… e hapa derën e Bibliotekës
të renditur në rafte librat radhë -radhë
sakaq më shfaqën autorët,miqtë e mi
si një shirit filmi……”
Në realitet këto vragje janë ligjërime të jetës, ato kanë përjetimin biografik, dhe si të këtilla krijojnë mundësinë e përjetimit për shumë veta, sepse vetë biografia e njeriut e shtrinë rrethin përtej vetes . Në këto meditime, autori të krijon situatën thelbësore të shpalosjes së kujtesës për shumë hapa që bënë njeriu në përditshmëri.
Vetëngujimi apo Covid 19.
Poezia të mundëson paraqitje në disa variante të shkrimit brenda vetes, ajo më qenësorja është që fjalës t`i japësh kuptimin e saj, për të kuptuar njëherë se enigma e një kohe prodhën të vërtetën e saj përmes fjalës. E kjo e vërtetë, në poezinë e Izetit të saktëson kuptimin e kësaj periudhe kohore, kur bota alarmoi , këtë vetëngujim.
”…. e ne të vetëngujuar në burgje-shtëpi
çdo ditë tjerri ëndrra me një fije shprese
tani e kuptojmë se dashuria njerëzore
ka vlerën më të madhe se çdo gjë në jetë…”
Poezia, gjërave të zakonshme iu jep hollësi të rëndësishme, ato vijnë me përjetimin nga dhembja në dashuri. Këto kohë, apo momente në shumë raste krijojnë ngjarjet e papërsëritshme, ato ruajnë brenda kolektivitetit kuptimësinë e veçanatinë e rujatur në arkivim të qëndrueshëm të artit poetik, si realizim konkretizues në bukurinë sa të fisnikëruar të fjalës, po aq edhe të diskuteshme në kërkim të zbulimit të enigmës Covi 19.
Poezia në faqet e saj ka shtrirje më të gjerë, autori nuk të lë në dallgët e vetëngujimit apo të trazimit e dridhjeve të mundimshme, ai të krijon mundësinë e zgjedhjes për ditën tënde. Apo më mirë të themi të krijon rrethanën e zgjedhjes. E këtë zgjedhje e bëjnë fatlumët në disa poezi, si në “Dita e të dashuruarve”, apo si në poezinë”Nostalgji për kohën e ikur”ꓽ
Madje dashuria atëherë ishte tjetër
Respektohej fqiu e nderohej miku
Aq shumë ishim të lidhur në mes veti
Nuk na ndante dot pyka e armikut
Kush i këndon dashurisë ,krijon buzqeshjen e zemrës në akordim të melodisë së jetës. Poezia e dashurisë është vetë piktura që fletë të gjitha variantet e saja, ajo të afron aromën e jëtës, si vazhdimësi për të mundur terrin e ditëve ,në shtegtimet e ngushticave që krijon vetë njeriu, apo ndjekjet e padëshirueshme, kur kohët krijojnë satanizmin.
Një pjesë e konsiderushme e poezive në këtë vëllim vijnë si vazhdimësi e kontinuitet të ruajtjes së kujtimeve për disa miq të autorit, ai krijon momente ndriçimi për të rikujtuar, takimet dhe fjalët që jetojnë ne kujtesën e tij. Miqtë e Izetit janë njerëzit e atdheut, poezia e tij rrezaton e portretizon, në dashuri e heroizëm,si ꓽ Adem Jashari, Agim Ramadani, Reçakun me Vokerin dhe shumë flakadanë të lirisë.
Laryshia brenda teksitit poetik në këtë vëllim është vetë përditshmëria ,sepse, koha vazhdimisht krijon ditët që nuk i ngajnë njëra tjetrës ,ato krijojnë klimën e jetës si stinët e vitit.
Braktisja si fenomen i padëshirueshëm në të gjitha kohët i ka pamjet e dhembjet e veta. Izeti edhe këtë kaptinë të jetës e ka trajtuar në dy variante Braktisja e atdheut nga shtëpia dhe braktijsa,në variantin , (ikja nga kjo botë).
Dukuria e këtyre viteve, kur shtëpitë po boshatisen dhe atdheu po mbetet pa melodinë e fëmijëve në çdo rrugicë është brengë për të ardhmen. Kurse braktisja vdekje, vjen kur autori ia kushton mikut të ti, me të cilin kishte komunikim të përditshëm dhe ai këtë ikje të Adem Gashit e thekson në poezinë “Vdekja qenka orë e kurdisur”, këtë dhembje ai e ka skalitur në këto dy vargjeꓽ
” Vdiset për një varg
Kur ai ka emrin liri”
Në këto këndvështrime poetike të librit”Pa strukturë”, të Izet Abdylit, lexuesi i vëmendshëm, arrin në përjetimet personale të jetës, sepse tërësia poetike e këtij libri të mundëson këtë ndjenjë, e cila përmes vargut rrëfimtar të jep ngjyrimet emeocionale deri në përjetësi.
Liria e fjalës të lartëson në meditimin e ëndrrimeve tona. Dhe sa të kuptojmë më në thellësi fjalën artistike, arrijmë t`i japim kuptimësinë ekzistencile jetës në kuptimin filozofik.Këtë shpalosje të kujtesës e gjejmë në këtët vëllim poetik. të Izet Abdylit.
Nëntor 2024