Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është parë në një video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, shkruan rajoni.org.
Rasti ka ndodhur më 29 korrik rreth orës 22:00 në fshatin Vërboc të Gllogocit, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë një ditë më vonë, më 30 korrik 2025.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike si dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Rajoni.org/