Në pushtetin e Ramiz Lladrovcit në disa raste kërkesat ligjore të konkurseve publike duket se anashkaloheshin tërësisht, shkruan portali rajoni.org.
Një rast të tille portali rajoni.org e ka zbuluar sërish në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Drenasit. Bëhet fjale për bashkëshortën e mbështetësit të Ramiz Lladrovcit, Ilir Berisha.
Rajoni mëson nga burimet e veta së Egzona Rrusta – Berishaj pa kualifikim adekuat dhe pa konkurs është punësuar si asistente për fëmijet me nevoja të veçanta në shkollën “Halil Bajraktari” në Drenas”.
Portali rajoni.org ka kërkuar sot gjatë ditës sqarime nga kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Zyra për informim e tij që ta sqarojnë statusin e punësimit të saj, por deri në publikimin e artikullit të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje.
Rajoni ditëve në vijim do të publikoj edhe emrat e personave tjerë të cilët janë punësuae pa konkurse nga vartësit e Ramiz Lladrovcit.