Vajza e drejtorit të zyrës së Auditimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Nexhat Betani, është rehatuar me vend pune në SHFMU “Bedri Gjinaj”, shkruan rajoni.org.
Bëhet fjale për Tringa Berani e cila fituar pozitën e bilotekistës në shkollen “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë. Ajo doli e para në një konkurs me 10 kandidatë të tjerë që kishin kaluar fazen fillestare, duke marrë gjithsej 81.84 pikë.
Nexhat Berani, i cili mban pozitën e shefit të auditimit të brendshëm, po perceptohet si një figurë me ndikim në Komunë dhe në qeverisjen lokale.
Ndërsa nga opozita, ka reaguar përmes rrjetit social “facebookl, Gazmend Asllani, i cili ka deklaruar së shkolla ku është punësuar ajo veçse ka bibliotekiste që punon 2 ditë në javë, dhe së punësimi i saj nuk është bërë për nevoja të shkollës, por për interesa të ngushta.
Sipas, Asllanit e gjithë kjo është të bëhet “garantimin” e një auditimi të brendshëm të qetë për Komunën.
“Një shkollë që veçse ka bibliotekiste që punon 2 ditë në javë, po merr një tjetër jo për nevoja të shkollës, por për interesa të ngushta. Kjo nuk është meritë, por rezultat i ndikimit politik dhe rolit që pritet të luhet në “garantimin” e një auditimi të brendshëm të qetë për Komunën”, ka shkruar Asllani në facebook, përcjell rajoni.org